Nuk është pikturë, Rama poston foton e perëndimit magjik nga Gjinari
Nuk është pikturë, por një copëz nga fshati turistik i Gjinarit, fotoja që ka publikuar kryeministri Edi Rama. I ndodhur 22 km larg Elbasanit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion për vizitorët vendas por edhe të huaj.
Rama ka postuar këtë foto të perëndimit nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.
I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.
Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit. Qeveria qendrore po investon shumë në zonat turistike, duke i kthyer në pika të shumëkërkuara nga turistët e huaj.
KOHA JONË SONDAZH

