Nuk hapen negociatat për 2015, Schulz: Mbani këtu problemet e brendshme
Në konferencën për media me kreun e Kuvendit Ilir, Schulz la të kuptohet se nuk e sheh te mundur brenda ketij viti hapjen e negociatave per Shqiperine, por inkurajoi vijimin e reformave dhe plotësimin e prioriteteve.
Schulz:“Sa i takon gjysmës së dytë të 2015 është shpejt. Shpreh mbështtjen time për reformat është e rëndësishme të jenë efektive dhe të suksesshme. Ju keni mbështjen e plotë të PE, por nuk nuk është i vetmi që vendos për të dhënë një përgjigje pozitive për çeljen e negociatave në Shqipëri. Por gjatë gjysmës së dytë të këtij viti do të promovojmë debatin pozitiv në mënyrë që të jepet një përgjigje pozitive ndërkohë që për momentin nuk mund të jap një përgjigje pozitive.
Një ndër elementët kryesorë për të siguruar qëndrueshmërinë në vend është vijimi i reformave veçanërisht i asaj në gjyqësor. Reforma në gjyqësor jo vetëm duhet të jetë e qëndrushme dhe të vijohet më tej por përbën një element të rëndësishëm për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Pas bisedimeve konstruktive që kemi pasur me kryetarin e parlamentit dhe aktorët e tjerë në orët në vijim besoj se do arrijmë një konkluzion të përbashkët për vijimin e kësaj reforme”.
Meta: “Shqipëria është në rrugën e duhur, për ne më e rëndësishme është të avancojmë sa më shpejt dhe në mënyrë konkrete në reformën e drejtësisë dhe hapja e negociatave do jetë më e thjeshtë”.
Një mesazh të qartë la dhe për politikën shqiptare: Debatet e brendshme mbajini këtu.
Schulz:“Shqipëria luan një rol të madh mbështetës për BE sa i takon marrëdhënieve ndërkombëtare, sidomos me Rusinë. Ndërsa lidhur me marrëdhëniet mes PE dhe Kuvendit të Shqipërisë më duhet të nënvizoj se në shumë raste debatet dhe fryma e brendshme e diskutimeve mes partive politike këtu në Shqipëri transferohen në Bruksel dhe Strasburg. Ndërkohë që debatet e brendshme duhet të mbeten këtu. Mbetemi optimistë dhe të sigurttë që marrëdhëniet do të thellohen në të ardhmen”.
Meta: Do vijojmë me reformat e mëdha, fokusi te drejtësia
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, garantoi vijimin e reformave, duke vënë theksin tek ajo në drejtësi.
Meta: “Patëm një takim konstruktiv me Schulz. Falenderova PE që gjithnjë ka qenë avangard të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe një hap përpara të mbajtjes gjallë të prespektivës për zgjerimine BE në këto kohë të vështira. Kemi vlerësuar se marrëdhëniet mes PE dde Kuvendit të Shqipërisë janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e mëtejshme të procesit të integrimit europian.
I shpreha vendosmërinë zotit. Schulz për të avancuar me reformat e mëdha që kemi në proces sidomos në përmbushjen e 5 prioriteve kyce të KE, duke punuar ngushtë dhe me vendet anëtare. Pas përfundimit me sukses të reformës territoriale dhe zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, fokusi kryesor mbetet reforma në sistemin e drejtësisë që është mjaft e rëndësishme edhe për suksesin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kam siguruar Presidentin e PE që përmes planveprimit që jemi duke zbatuar, Kuvendi ka rritur dhe do ta rrisë rolin mbikqyrës ndaj zbatimit të prioriteve si dhe ka intensifikuar bashkëpunimin me institucionet e pavarura dhe shoqërinë civile për të krijuar hapësira më të gjera për rritjen e pjesmarrjes dhe për të siguruar transparencë e gjithëpërfshirje”.
Në fokus të bisedimeve mes Metës dhe Schulz ishin dhe zhvillimet në rajon, ku përshëndetën arritjen e marrëveshjes mes kreditorëve europianë dhe Greqisë.
Axhenda e Schulz vijoi me një takim me Presidentin Nishani dhe më pas me kreun e qeverisë Rama.
Edhe Nuland ne Tirane
Ndërkaq vizita e Viktoria Nuland vjen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, sipas lajmërimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ajo do të takojë krerët e shtetit dhe do të diskutojë mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato të integrimit euroatlantik.
Vizitën e dy zyrtarëve të lartë e njoftoi edhe zyra për shtyp e Presidentit Nishani.
“Ju njoftojme se sot, diten e hene, me 13 korrik 2015, Presidenti i Republikes, Bujar Nishani do te zhvilloje keto takime:
– Ne oren 12.45 me Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc dhe ne:
– Ne oren 14.30 me Ndihmes Sekretaren amerikane te Shtetit per Çeshtjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Viktoria Nuland”.