Nuk hiqen vizat për Kosovën, Mimi Kodheli: Gabimi më i madh i BE-së

Në Samitin e BE-së që u mbajt në Bruksel, nuk kishte dritë jeshile për heqjen e vizave për Kosovën, dhe deputetja e PS-së Mimi Kodheli e cilëson këtë si gabimin më të madh të BE-së në ditët e sotme.

“Mos të harrojmë se Maqedonia e Veriut kanë 17 vjet që ka marrë statusin e kandidatit dhe kjo është e rëndë. Ne kemi 8 vite dhe na duken shumë. Neve na janë kërkuar reforma, ndërsa Maqedonisë iu kërkua edhe të ndryshojë emrin. Ndërsa gabimi më i madh që mund të ketë bërë Europa, unë besoj se është mos heqja e vizave për Kosovën.

Me sa kam unë informacion, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe detyrat që i janë dhënë. Ka qenë në gjendje kohë më parë për t’i hequr regjimine vizave. Por Europa ka edhe problemet e saj që nuk kanë nisur me BREXIT apo me pushtimin e Ukrainës. Për fat të keq përballemi me këtë gjendje të Europës. Duhet të menaxhojmë durimin tonë, por edhe reformat për të cilat kemi aq nevojë.

Rumania apo Bullgaria kanë lënë një hatërmbetje në vendet perëndimore për shkak të mosrealizimit të reformave deri në fund. Është një faj i tyre, por edhe i supervizorëve të tyre dhe ata që i futën në Bashkimin Evropian. Ne bëmë një reformë, sistemin gjyqësor, që është një notë plus dhe duhet të kishim një vlerësim të veçantë”.

SHKARKO APP