“Nuk i mungon asgjë ullirit tonë”, Basha në Berat: Do subvencionojmë fermerët që u lanë në harresë
Kreu i PD-së Lulzim Basha vijoi turin e takimeve në qytetin e Beratit ku vizitoi një plantacion ulliri në fshatin Bilç.
Basha u shpreh se fermerët janë shtresë që është lënë më shumë në harresë këto 8 vite. Ai u zotua se me ndryshimin që do vij në 25 prill, qeveria e ardhshme do të subvencionojë çdo vit fermerët me 100 milion euro në bazë të prodhimit.
“Duke subvencionuar pothuajse plotësisht disa prej imputeve kryesore, fidanët, farat, pesticidet dhe të tjera pjesë të kostos së punës, sipas Bashës arrijmë një çmim konkurrues në treg”, tha kreu i PD. Ai gjithashtu tha se do të ketë vit për vit 50 milionë euro për infrastrukturën e zhvillimit rural dhe të ushqimit.
Fitim Zaimi, pronari i plantacionit, tha se infrastruktura është në gjendje shumë të keqe, si dhe problem është mungesa e tregut dhe fuqisë punëtore për shkak të emigracionit.