”Nuk jam penduar që e përjashtova”, Basha tregon 3 çështjet që zgjidhin krizën në PD deri në 2025

Lulzim Basha, i rikthyer politikës aktive dhe me nisjen e një turi ku po takon të rinjtë nëpër Shqipërisë, pohoi sot nga Vlora se nuk është penduar për vendimin e 9 shtatorit të vitit 2021 dhe i bën thirrje Sali Berishës që të ndjekë shembullin e lidershipit të tij dhe të bëj një hap pas për t’i hapur rrugë bashkimit të demokratëve.

”Sa më shumë kohë që kalon aq më i bindur jam se vendimi i 9 shtatorit ishte vendim i drejtë dhe mund të them që nëse ka diçka që mund të korrigjoja, është se ky vendim mund të ishte marrë edhe më herët për t’i çliruar demokratët nga pesha e rëndë e të kaluarës. Nuk është kurrë vonë për të hedhur hapin e duhur, ndaj dhe sot të hedhësh hapin e duhur është të reflektosh dhe rastin e tij të reflektojë dhe të tërhiqet, kurrë nuk është vonë”,-tha Basha.

Po ashtu ish-kreu i PD-së tha se numri i ulët i votuesve në 14 Maj tregoi se besimi tek politika është ulur shumë dhe kjo e bëri që të rikthehej në skenë. Listat e hapura, Vetting-u i politikanëve dhe kufizimi i mandateve janë zgjidhja për krizën politike sipas tij. Për t’i bërë realitet, Lulzim Basha i lë vetes afat zgjedhjet e vitit 2025 dhe shton se gjithçka do të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?