“Nuk jam penduar që vrava babanë”!

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme në Durrës, ku tre fëmijë janë përfshirë në vrasjen e babait të tyre. Hysen Meta, djali 24-vjeçar, i viktimës Pëllumb Meta, ka dëshmuar para policisë se ka qenë ai personi që ka kryer qitjen.

Ai tha se gjithçka ishte e planifikuar. Sipas dëshmisë së tij ata kishin vendosur ta vrisin babain e këtë zgjodhën ta bëjnë ditën e shtunë që të tre do të ishin në shtëpi. Ndërkohë që babai ishte i shtrirë në divan, Hysen Meta dëshmon se i ka thënë të ngrihet, e në atë moment e ka qëlluar katër herë me armë.

Ai shprehet se në dhomë me ta ka qenë edhe e motra, e cila fillimisht mori fajin përsipër, ndërsa vëllai tjetër është futur në dhomë vetëm pasi ka dëgjuar të shtënat e armës.

“Në mëngjes bëmë planin për ta vrarë, pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. I thashë çohu dhe kur u çua në këmbë unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Në dhomë me mua ishte dhe motra. Pasi e vramë, e zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Planin e hartuam së bashku me motrën. Ai ishte bërë i padurueshëm në familje, sepse për gjithçka duhej të vendoste ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. Kupa u mbush kur vendosi të fejonte motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishtePasi zhdukëm trupin, duhet të zhduknim makinën.

E morëm makinën dy ditë më pas dhe çuam diku afër Sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Më pas dihet, ndodhi ajo që e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyrë ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjë që them unë. Marr përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Më vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”, – ka qene kjo një pjese e dëshmisë së 25-vjeçarit.”,-thuhet në dëshmi.

SHKARKO APP