“Nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re””, Shehu: Provokim i rëndë i Ramës

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare, Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra sot nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar Albin Kurtin.

Përmes rrjeteve sociale, Shehu e cilëson se provokacion të rëndë, kur Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”!

“Provokacion i rëndë sot, Rama deklaron se nuk ka bashkëpunim shqiptar pa “Jugosllavi të Re”!

Qartësisht kështu përkthehet në “shqip” thënia e tij në takimin me Kurtin se “nuk ka makroshengen shqiptar pa minishengenin ballkanik”!

E pa besueshme një deklaratë e tillë nga Kryeministri i Shqipërisë, që vë përpara bashkëpunimit shqiptar projektin serb të “Jugosllavisë së Re” me Kosovën nën hije e shqiptarët faktor sekondar në Rajon.

E pa pranueshme kjo tezë Vuçiçiane, që kondicionon bashkëpunimin Rajonal me atë “Shengen” të ëndrrës serbe.

Krejtësisht kjo në kundërshtim me interesat tona kombëtare, të Rajonit, të rrugës sonë të integrimit europian, që i vihet përpara “Jugosllavia e Re”, e cila në fakt të degdis larg në Euroasin e në Lindje.

O tempora o mores!”, u shpreh në reagimin e tij, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

SHKARKO APP