Nuk ka dritë jeshile nga takimi Kurti-Vuçiç, Borrell: Në shtator rinis dialogu, unë nuk heq dorë

Nuk ka dritë jeshile nga takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel. Josep Borrell, shefi i diplomacisë së Jashtme të Bashkimit Europian, tha se takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç është mbyllur pa asnjë dakortësi ditën e sotme.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se të dy liderët kanë kuptuar që asgjë nuk zgjidhet pa dialog. Borrell tha se Kurti dhe Vuçiç do të rinisin takimet në ditët e para të shtatorit.

”U fokusuam përsa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, të dy liderët kishin mundësinë të flisnin në detaje përsa i përket për marrëdhënien mes tyre, ajo që po ndodh atje, diku do të ndodhë diku tjetër. I falenderoj të dy, të dy e kuptuan që nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç dialogut për të zgjidhur marrëdhëniet dypalëshe. Ata ranë dakort për të vijuar diskutimet në një periudhë tjetër, për të shkuar drejt normalizimit më shpejt. Kjo do të jetë në axhendën time. Sot nuk patëm një marrëveshje, por nuk është fundi, të dy liderët ranë dakort që procesi të vijojë. Në shtator rinis dialogu, unë nuk heq dorë”.

SHKARKO APP