”Nuk ka ftohtë ky? Është shqiptar si unë”, Erdogan heq shallin pas batutës së Ramës

Batutat e kryeministrit Edi Rama nuk munguan as gjatë takimit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara.

Sapo pa Ramën që doli nga automjeti, Erdogan ka pyetur në mënyrë gazmore këshilltarin e tij shqiptar Sabri Demirin, nëse kryeministri kishte ftohtë.

Pasi këshilltari, i cili ishte pa pallto njësoj si Rama afrohet, ky i fundit i thotë që edhe Sabriu është shqiptar prandaj nuk ka ftohtë. Më pas, Erdogan heq shallin e tij dhe bashkë me Ramën vazhdojnë drejt Presidencës.

Erdogan: Sabri, a nuk ka ftohtë?

Rama: Sabriu nuk ka pallto, edhe ai është shqiptar si unë.

Erdogan: E çfarë të bëjmë tani?

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP