Nuk ka marrëveshje në Bruksel, Borrell: Kurti dhe Vuçiç shprehën gatishmëri për planin evropian

Pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk arritën në një marrëveshje në Bruksel, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se të dy udhëheqësit shprehën gatishmëri për planin evropian dhe shtoi se mund të ketë një tjetër takim në muajin mars.

“Kanë shprehur gatishmërinë e tyre për implementimin e marrëveshjeve, por duhen ende negociata për të pasur një vendim për implementimin e modaliteteve specifike për marrëveshjet. Kjo do të thotë që angazhimi diplomatik do të vazhdojë dhe do të kemi një takim tjetër midis dy liderëve në mes të marsit, me qëllim për të finalizuar diskutimet dhe për të implementuar marrëveshjet. Dua të them që BE ka rikujtuar të dyja palët për detyrimet që kanë nga marrëveshjet e mëparshme. Nga mesi i marsit, Miroslav Lajçak do duhet të shkojë sërish në Kosovë dhe Serbi, për t’i vizituar, për t’i ndjekur dhe për t’i përgatitur për takimin e radhës të nivelit të lartë”, theksoi ai.

Kurse presidenti Vuçiç tha se ka pasur një takim të vështirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në Bruksel. Albin Kurti e sheh si hap të mirë për normalizimin e marrëdhënieve, takimin e sotëm në Bruskel. Kreu i qeverisë kosovare, përsëriti edhe njëherë se plani franko-gjerman është një bazë solide për të çuar përpara procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHKARKO APP