Nuk ka plazh në gusht për Policinë, ministri Balla: Të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkon nga drejtuesit e policisë që të jenë të gjithë në detyrë gjatë sezonit turistik, dhe se lejet e pushimeve t’i shtyjnë për një moment tjetër.
Ai bën thirrje që të merren të gjitha masat për të garantuar një sezon turistik i qetë. Balla zëvendësoi në detyrën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin, i shkarkuar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
“Nisur nga fluksi i madh i pushuesëve që pritet të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij sezoni turistik, Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit të shtyjnë marrjen e lejes së zakonshme pas muajit gusht”,-informoi sot Ministria e Brendshme