Nuk ka pushim për Lu dhe Vllahutin

Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin u takuan pasditen e sotme me kreun e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Në takimin që zgjati për rreth 90 minuta  ishin të pranishëm dhe ekspertët e OBDAT dhe EURALIUS dhe mendohet se në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht reforma në drejtësi.

Më herët diplomatët patën takime me kreun e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ambasadorët prej disa kohësh kanë zhvilluar takime me përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike, në lidhje me disa reformat ë rëndësishme, siç është ajo në drejtësi, procesi i dekriminalizimit si dhe ngritja e Byrosë së Hetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një reagim të fundit ambasada e SHBA ka deklaruar  se SHBA ka ofruar asistencë teknike për draftin e Byrosë së Hetimit ndërsa apeloi që mbështetjen që kanë shprehur deri tani partitë politike ta kthejnë në veprime konkrete që do ta bëjnë Byronë Kombëtare të Hetimit një realitet.

Dje Tiranën e vizituan dy raporterët  e PE për Shqipërinë, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstetin. Pas takimit me kryeparlamentarin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha pavarësisht optimizmit të momentit, se reforma është në udhën e duhur, ata kanë premtuar ndërmejtësim me dyer të mbyllura, në rast se do të jetë i nevojshëm kur reforma të hyjë në pikën e saj më të nxehtë pas rekomandimeve të Venecias.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?