Nuk ka shtyrje, Genc Pollo: Kuvendi i PD do të mbahet më 30 prill

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, ish-deputeti Genc Pollo thotë se nuk do të ketë një shtyrje të Kuvendit të Partisë Demokratike të vendosur për më 30 prill. Për të opozita nuk mund të drejtohet në mënyrë kolektive, pa organe të qarta.

“Kuvendi është shtyrë njëherë dhe të gjithë ata që kishin vullneti kanë gjetur mënyrën për t’u përfshirë. Dhe që të kemi një opozitë me udhëheqje kolektive dhe pa organe të qarta statutore nuk do t’i shërbente një opozite efektive.

Ata që firmosën apelimin duan ta çojnë partinë në zgjedhje të përçarë në zgjedhje vendore. Ku partia legjitime mos ketë vulën, ndërkohë që ata që janë të kapur pas vulës, përçajnë votën e demokratëve”.

 

SHKARKO APP