“Nuk kam pritshmëri nga reforma zgjedhore”, Basha: E vetmja zgjidhje, largimi i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se reforma zgjedhore është një nga 15 kushtet e Bashkimit Evropian dhe për këtë arsye, opozita po kontribuon për ta përmbushur.

I ftuar në “Opinion”, Basha tha se nuk ka pritshmëri nga kjo reformë, pasi ajo nuk çmonton mekanizmin që sjell deputetë kriminelë në Parlament.

“Mos harroni kjo është pjesë e 15 kushte e Bashkimit Evropian dhe është i vetmi kusht ku opozita ka një rol. Nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe tek ajo reformë. Ajo që ka publikuar Bild është maja e ajsbergut të një projekti të tmerrshëm që fillon nga Tirana tek fshati më i largët. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe ai e ka deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet. Garancia ligjore do të kishte një qeveri tranzitore. Një reformë zgjedhore e vërtetë është ajo që çmontonte mekanizmin që u sjell shqiptarëve në Parlament kriminelë, bedelë”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, se krijimi i një qeverie tranzitore është një kusht i pandryshueshëm i tryezës për reformën zgjedhore.  Megjithatë Basha deklaroi se edhe në rast të mos arritjes së një zgjidhjeje të tillëë, opozita do të shkojë në zgjedhje.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse ai parashikon të mbërrihet data 31 Maj për finalizimin e reformës, Basha tha:

Kjo varet nga mazhoranca, pjesën tonë do ta kryejmë, është i vetmi nga 15 kushtet e BE ku opozita ka një rol. Nuk kemi ndodnjë pritshmëri të mëdhe nga reforma, sepse mekanzimi që e shkatërron është blerja e votës. E vtemja formë për të ndaluar këtë është largimi i Edi Ramës, kështu që gjithë energjia jonë është të bëjmë aleancën e shqiptarëve për të pamundësuar atë që bëri në 2013.

Biseda

Fevziu: Çfarë garancie keni që nuk do përsëritet më?

Basha: Garancia ligjore do të ishte një qeveri tranzitore dhe kjo është një pikë e pandryshueshme e opozitës. E pandryshueshme. Pa këtë, të gjitha të tjerat janë një makiazh. Gjithë diskursi për reformën ka vetëm një vlerë, për të treguar që opozita këtë pjesë në 15 kushtet po e kryen.

Fevziu: Cilat pika për ju janë të panegociueshme?

Basha: Pikë kryesore do ishte të çmontonte mekanzimin që u çon shqiptarëve analfabetë, kriminelë në parlament. Reforma zgjedhore mund ta zgjidhë vetëm nëse ka një qeveri, kreu i së cilës nuk është kreu i mekanizimit që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Nëse ndodh kjo kemi garanci që ato rregullat mund të përmirësohen. Me çfarë na dëgjojnë veshët lum ne, me çfarë na shohin sytë, mjerë ne. Ne do ta bëjmë detyrën tonë dhe brenda 31 majit.

Fevziu: Cilat janë pikat që nuk do të  tolerohen?

Basha: Asnjë pikë nuk ka kuptim nëse nuk ka vullnet për ta zbatuar atë. Fillim e mbarim është të mos ketë një qeveri pa Edi Ramën Kryeministër,  të tjerat janë pesë me hiç. Por por ne jemi aty për të bërë detyrën tonë, që të paktën kuadri ligjor nesër, nën qeversijen tonë nën drejtimin tim mos të kenë gojë dhe të thonë rregullat nuk bëjnë.

Fevziu: Pra ju po shprehni vullnet për të zgjidhur diçka, por dhe po nuk u zgjidh, ju jeni gati për betejë?

Basha: Patjetër, nuk ka grup kriminal, nuk ka alibi, nuk shkatërrim të procesit të reformës, që e shpëton Edi Ramën dhe bandën e tij nga largimi.

Fevziu: A ka mundësi opzita të mos hyjë në zgjedhje?

Basha: Opozita po ndërton bashkë me grupet e interesit, që nga aleanca për teatrin, rinia, fermerët, pedagogët,  aleancën më të madhe që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite për t’u përballur dhe për të fituar mbi këtë minorancë.

Fevziu: Aleancë për zgjedhje apo muhabet?

Basha: Aleancë për ineresin pbulik që do të marr shprehjen në zgjedhjet e ardhshme. Çdo ditë më shumë me Edi Ramën është një ditë më e keqe.

SHKARKO APP