”Nuk mbrojta Kurtin”, reagon sërish Rama: Kosova ka rënë në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qeverisë
Asnjë reagim për ngjarjet në Kuvendin e Shqipërisë, por dy qëndrime për përleshjen në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për sulmin fizik ndaj Albin Kurtit në Kosovë, ku thotë se nuk merret se kush e hodhi i pari shishen e ujit. Teksa thotë se nuk ka mbrojtur Kurtin në qëndrimin e parë, por doli kundër dhunës, këtë herë thekson se Kosova ka rënë në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë.
Postimi i plotë
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë!
Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.
Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por… pic.twitter.com/ahBsN5t8TS
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023