Nuk ndalojnë hakerat, nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH-it

Në rrjetën e hakerave nga Irani sot ka rënë kreu i SHISH-it, Helidon Bendo. Në dokumentet e rrjetit të hakerave jepen të dhëna mbi familjen e Bendos, por edhe hyrje-daljet e tij që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore.

Materiali prej 10 faqesh përmban pasaportat, fotot, kartat ID, automjetet dhe levizjet TIMS. Më 19 shtator një publikim i ngjashëm do të bëhej për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Helidon Bendo ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një kurs trajnimi me kohë të plotë në një kohë kritike për Shqipërinë ku SHISH duhet të luante një rol parësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?