Nuk njeh ulje në Itali, 766 viktima nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 14 681 në total
766 viktima me koronavirus janë regjistruar në Itali gjatë 24 orëve të fundit e 4685 të infektuar më shumë nga pandemia.
Numri total i viktimave ka arritur në 14 681 e të infektuarit më 119 827.
Sot më 3 prill duhet të merrte fund regjimi i masave të karantinës për popullisnë italiane, por pandemia u shfaq më agresive se sa ishte parashikuar duke detyruar qeverinë italiane të zgjas izolimin dhe 10 ditë të tjera e me perceptimin se pas tyre do të shtohen dhe ditë të tjera.
Ekspertët italianë vazhdojnë të përsërisin se Italia ndodhet në pikun më të lartë të pandemisë që do të vazhdojë për disa ditë deri sa të nisi ulja e shumëpritur e kurbës së pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 766 viktima e pak më shumë se një ditë më parë. Numri total i tyre ka rritur më 14 681 , ndërsa personat e infektuar janë deri më sot 119 827. Janë 4685 raste pozitive më shumë, se një ditë më parë.
Numri i pacientëve që po kurohen në repartet e terapive intesive apo në strukturat spitalore po shkon drejt reduktimin ditë pas dite në krahasim me shifrat gjatë 24 orëve në ditët e mëparshme. Dhe numri i pacientëve të shëruar rritet ditë pas dite duke arritur më 19 659 e gjatë 24 orëve të fundit kemi 1480 pacientë të shëruar.
Personat në terapi intesvie janë 4068, në struktura spitalore 28 741 e në kushte shtëpie 52 579.
Rajoni i Lombardisë ka shënuar deri më sot 8311 viktima e 351 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit e numri i të infektuarve ka arritur më 47 520. Deri më sot në këtë rajon janë shëruar 13020 pacientë.
Italia ka kryer 619 849 tampone.