Nuk shkoi në Kuvendin e Sali Berishës, deputeti Salianji ka ”kritika”: Duhen ndryshime të thella
Ervin Salianji paçka bashkëpunimit në aksionin në Kuvend, sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha.
Në Facebook, ai shprehet se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.
“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten! Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme!
Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”-,shkruan Salianji.