Nuk u paraqit në SPAK! GJKKO njofton Berishën me postë në shtëpi, në seli dhe në Kuvend

Këtë të hënë, Gjykata e Posaçme ka njoftuar me postë ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo pranë selisë së PD-së, adresës së shtëpisë dhe pranë Kuvendit, por ka marrë një përgjigje me nënshkrimin refuzuar.

”Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar dëftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’. Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme”,-njofton Gjykata.

Nga ana tjetër, avokatët e Jamarbër Malltezit dorëzuan sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit shtesën e ankimimit për revokimin e masës së sigurisë. Gjithashtu pritet që të njëjtën apelim do të bëhet edhe nga avokatët e ish kryeministrit Berisha në hetim për akuzën e korrupsionit pasiv për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani në Tiranë.

SHKARKO APP