Nuk u prit nga Kurti në Kosovë, Rama: Nuk interpretoj qëndrimet, por e mira është të flasim

Pas takimeve në Prishtinë në kuadër të turit Ballkanit, kryeministri Edi Rama po jep një intervistë për ”Klan Kosova”, ku tha se nuk interpreton qëndrimet e Albin Kurtit, por theksoi se është e rëndësishme që njerëzit të flasin dhe të takohen për të diskutuar madje edhe kur kanë mendime të ndryshme.

Kreu i qeverisë theksoi edhe se ka dashur më parë një takim me Kurtin, pas anulimit të dy mbledhjeve, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të Kurtit.

“Për këtë duhet të pyesni Albinin, nuk kam ardh me mision të interpretoj qëndrimin e Albinit, gjëja më e rëndësishme sot është që njerëzit të takohen, flasin dhe për më tepër kur kanë qëndrime të ndryshme, sepse duke u takuar dhe folur mbase kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kemi kom ose më saktë jam përpjekur të komunikoj, por ka qenë e vështirë. Është një moment i tillë dhe nuk dua të jap gjykim. Ka dhe një keqkuptim sikur anulimi i mbledhjes ka ardhur si pararendje e masave të BE, në fakt e kundërta”,-tha Rama.

SHKARKO APP