Numërimi drejt fundit, “beteja” vijon në Korçë dhe Tiranë! Ja qarqet që kanë mbyllur rezultatin
Teksa janë numëruar deri tani mbi 90% e votave duket se Partia Socialiste kryeson bindshëm. Deri tani PS ka fituar me 48.68% të votave ose 73 mandate deputetësh. PD ka marrë 39.39% të votave ose 59 mandate duke shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e 2017 ku fitoi vetëm 46 deputetë. LSI ka pësuar rënie duke fituar vetëm 6.91% thënë ndryshe vetëm 5 mandate nga 19 që ka pasur në zgjedhjet e kaluara. Surpriza e këtyre zgjedhjeve është PSD e Tom Doshit e cila deri tani ka marrë 3 mandate, 2 në Shkodër dhe 1 në Tiranë, ndonëse ai vetë hoqi dorë nga mandate për shkak se është person i shpallur “non grata në SHBA”.
Në qarkun e Tiranës janë numëruar 71.8 % e votave dhe deri në këtë fazë është krijuar pak a shumë një panoramë e qartë eë shpërndarjes së mandateve, edhe pse jo finale. Deri më tani PS ka marrë 48.8 % të votave, PD 39 % dhe LSI 6 %. E përkthyer në mandate PS merr 18, ndërsa PD 15 dhe LSI 2 dhe PSD 1 mandat.
Në qarkun e Durrësit PS kur janë numëruar 72.1% e votave PS vijon të jetë forcë e parë me diferencë të madhe votash krahasuar me PD. PS ka marrë 49.82 % të votave, për t’u ndjekur nga PD me 41.60 %. Thënë ndryshe e përkthyer në mandate ndarja është PS 7, PD 6 dhe LSI 1. Durrësi është qarku që ka ecur më ngadalë sa i përket numërimit të votave. Procesi i numërimit në Durrës nisi me 6 orë vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve mes numëruesve.
Ndërkohë është mbyllur numërimi në qarqet: Vlorë, Gjirokastër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Fier.