Numri dy i qeverisë italiane telefon Berishën, ky i fundit tërhiqet: S’ka protesta për refugjatët

E gjithë politika në Itali është bërë bashkë dhe mbështet marrëveshjen për strehimin e përkohshëm të refugjatëve në Shqipëri, derisa Italia të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani në një bisedë telefonatike ka kritikuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha për qëndrimet e mbajtura. Biseda është konfirmuar pjesërisht edhe nga Berisha gjatë një konference këtë të enjte me gazetarët. Tajani është pjesë e “Forca Itali” partisë së Berlusconit, aleatit tradicional të së djathtës shqiptare.

”Më ka marrë në telefon zv/kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, të cilin e njoh prej 30 vitesh dhe është i Forza Italia. Më thotë: Sali, e pamë deklaratën e PD-së, e kështu ne kemi atë e këtë problem, ishte e ashpër. I them, i nderuar mik, dua të jem i hapur, për këto arsye që i thashë dhe ju, këtu se PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobinë. Nuk mund të nxisë protesta kundër Italisë, por gjykoj se Italia, si njeri që kam qenë president dhe kryeministër i këtij vendi, i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme Shqipërisë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP