Numri një i Policisë së Shtetit takon Ilirian Celibashin e KQZ-së, në fokus siguria në zgjedhje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi sot një takim me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi, në kuadrin e trajnimeve dhe përgatitjeve të uniformave blu për mbarëvajtjen gjatë dhe pas procesit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

”Në fokus të diskutimeve ishte roli i Policisë së Shtetit në mbështetje të një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm. Si garantuese e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri për të siguruar që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një mjedis të lirë dhe të paanshëm”, njofton institucioni.

Pikë diskutimi ka qenë edhe bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, në kuadër të Protokollit të Koordinimit për Hetimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Zgjedhore. Palët ritheksuan angazhimin për të luftuar çdo përpjekje për të cenuar integritetin e zgjedhjeve, duke siguruar se çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Policia e Shtetit do të zbatojë me përpikmëri detyrimet e saj ligjore dhe do të ndjekë çdo rast të denoncimit të krimeve zgjedhore, duke bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në dhe me institucionet e tjera. Askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor, pa u përballur me pasojat ligjore”, tha Proda mes të tjerash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisioneri Celibashi u shpreh se: ‘‘Policia e Shtetit është një partner i rëndësishëm në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve tona është jetik për të krijuar një mjedis të sigurtë dhe të qetë për të gjithë votuesit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?