Nunci Apostolik i dorëzon Presidentit Nishani mesazhin e Papa Françeskut

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 
Presidenti i Republikës Bujar Nishani priti sot, në këtë ditë të shënuar për të krishterët shqiptarë dhe të mbarë botës, në ditën e lindjes së Jezu Krishtit, Nuncin Apostolik në Shqipëri, Imzot Ramiro Moliner Inglés, të cilit i shprehu urimet e rastit, si dhe përshëndetjet më të përzemërta për Papa Françeskun.  
 
Kreut të Shtetit iu dorëzua në mënyrë ceremoniale nga Nunci Apostolik mesazhi i Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Ditën Botërore të Paqes, për të cilën Presidenti Nishani theksoi se ky mesazh i kapërcen dasitë religjioze e të besimit dhe na jep shpresë e inkurajon për ta bërë vitin e ri 2016 një viti më të drejtë e më të paqtë, si dhe na mëson të kapërcejmë indiferencën e të demonstrojmë më shumë mëshirë e solidaritet me njerëzit në nevojë, por edhe me njëri-tjetrin.
 
Presidenti Nishani e falënderoi edhe njëherë Nuncin Apostolik për mesazhin e Papa Françeskut në 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, dhe veçanërisht për autorizimin e dhënë për shenjtërimin e Nënë Terezës në vitin e ardhshëm, si dhe i përcolli urimet më të mira e të ngrohta Atit të Shenjtë dhe Nuncit Apostolik për Krishtlindjet dhe një vit të Ri në paqe, harmoni, mirësi e begati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?