Nxënëset e “Mehmet Akif” protestë para Kryeministrisë: Bashkohuni o popull se po na shkelin me këmbë!
Me thirrje të forta kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” i janë drejtuar Kryeministrisë, për të çuar zërin e tyre të protestës poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe thirrje si: “mbyll një derë shkolle, hap një derë burgu” apo “Po godisni brezin e ardhshëm”, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan para Kryeministrisë, duke kundërshtuar kështu vendimin për mbylljen e kolegjit.