Nxirren gjyshja dhe mbesa e pajetë nga pallati, njerëzit shpërthejnë në lot

Shkon në 16 numri i viktimave të konfirmuara nga tërmeti tronditës. Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit Vila Palma në Durrës. Ndërkohë pika më e nxehtë vazhdon të mbetet Thumana.

Dy persona nxirren të pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjece dhe gjyshen e saj.

Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në Spitalin e Traumës. Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?