Nxjerrja e të dhënave për PS nga E-Albania/ Patronazhisti i Sali Berishës: Absurde, u befasova

Publikimi i të dhënave personale nga E-Albania të përdorura nga PS-ja për zgjedhjet e 25 prillit, është kthyer në një çështje shqetësuese dhe ka shkaktuar shumë debat.

Në listë ishte edhe ai i ish-kryeministrit Sali Berisha, patronazhisti i të cilit ishte gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se nxjerrja e të dhënave është një shkelje e të drejtave të njeriut.

”E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfarë feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira, që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike. Unë nuk jam në dijeni, më duket butaforike. Kjo është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet”.

SHKARKO APP