FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nxori gazetaret nga Komisioni, deputetët ”gozhdojnë” Braçen

Komisioni i Ekonomisë nisi sërisht me debate, ku deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Florjon Mima iu drejtuan socialistit se veprimi i tij dje ishte i papranueshëm për një njeri i cili ka punuar vetë si gazetar

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe është vënë në qendër të kritikave nga deputetët e opozitës, pasi një ditë më parë nxori nga komisioni dy gazetaret Esiona Konomi dhe Marsela Karapanço.

Në nisje të mbledhjes ditën e sotme, deputetët e PD, Jorida Tabaku dhe Florjon Mima iu drejtuan socialistit se veprimi i tij dje ishte i papranueshëm për një njeri i cili ka punuar vetë si gazetar. Por Braçe ka këmbëngulur se dy gazetaret kanë thyer rregulloren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ke qenë gazetar vetë nuk duhet ta bëje”,-tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ti nuk e pe çfarë bënë ato, thyen rregulloren”,-tha Braçe.

“Duhet të kërkosh ndjesë që nxore gazetarët jashtë”,-tha Mima.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?