”O gjigand hajde se je djalë i ri”, vlonjati e fton për t’u larë në det. Rama: I kemi ndarë punët
Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e Lungomare 3, që do të lidhin përgjatë bregut Ujin e Ftohtë me Orikumin. Teksa ishte në Vlorë, një qytetar e fton që të provojë ujin e detit, por Rama e ka refuzuar si ftesë.
Qytetari: O gjigand hajde provoje, se je djalë i ri.
Rama: I kemi ndarë punët, se po të futem dhe unë këtu, s’ka kush bën këto.
Po ashtu Rama ka pasur edhe një porosi për punëtorët. “Lyeje me një ngjyrë rozë, violet, apo bojëqielli, të duhet si vepër artistike”, duke iu referuar pjesës ballore të murit në Lungomare.