“O sot o kurrë”, protestuesit me parrulla “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Politikë E Martë, 20 Shkurt 2024 18:07
Teksa ka nisur protesta përpara Kryeministrisë, shohim se qytetarët i shprehin pakënaqësitë e tyre dhe pretendimet e tyre dhe nëpërmjet parrullave.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, shkruhet në parrulla.
Në shesh janë parë me mijëra qytetarë. Protesta vjen pas bashkimit të dy pjesëve të PD-së.
Kjo protestë po mbahet pa prezencën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.