Obama : “Nuk jemi në luftë me islamin, por me ekstremizmin”
Libia, thirrje Kombeve të Bashkuara t’i heqin embargon e armëve për të ndaluar ISIS-in
Bashkim të liderëve myslimanë për të diskutuar luftën ndaj ekstremizmit. Ka qënë ky apeli i presidentit amerikan Barack Obama në samitin tre- ditor të mbajtur pikërisht për luftën kundër ekstremizmit. Presidenti i SHBA-së garantoi se vendi i tij nuk është në luftë me Islamin, por me njerëz, të cilët e kanë shtrembëruar fenë.
Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Islamin, por me ata që abuzojnë me atë Presidenti amerikan tha se e gjithë bota duhet të përballet me ideologjitë radikale, duke shtuar se grupet terroriste si Shteti Islamik dhe Al-Kaeda nuk janë lider fetarë, por thjesht terroristë. Ai theksoi se lufta kundër terrorizmit nuk është vetëm një çështje ushtarake.
“Përballja me ekstremizmin e dhunshëm, nuk është vetëm çështje ushtarake, dhe ne nuk i referohemi vetëm vrasjes së njerëzve të pafajshëm nga ana e terroristëve, por duhet gjithashtu të luftojmë ideologjitë, infrastrukturën e ekstremistëve, propagandën e tyre, rekrutuesit e financuesit që radikalizojnë të rekrutuarit, ose nxisin njerëzit për veprime të dhunshme,” tha Obama.
Lideri i Shteteve të Bashkuara tha se edhe propaganda ektremiste nëpërmjet internetit me target të rinjtë, është një promblem tjetër shumë i madh
“Duhet të jemi të sinqetë me veten tonë. Grupet terroriste si Al-Kaeda dhe Shteti islamik e kanë përqëndruar propagandën e tyre tek të rinjtë myslimanë, veçanërisht tek personat e zgjënjyer dhe ata që kanë probleme me identitetin e tyre. Kjo është e vërteta që shohim çdo ditë në rrejtet sociale, gazeta online dhe adresa të ndryshme interneti,” tha presidenti.
Obama shtoi se komunitetet lokale duhet të kontribuojnë në këtë sfidë të shekullit, duke mbrojtur veten e tyre duke filluar që nga familja, shkollat dhe në të gjitha hallkat e shoqërisë.
Sot është dita e fundit e samitit, në të cilin marrin pjesë më shumë se 60 vende nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, të përfaqësuara nga ministrat përkatës të brendshëm.