OBSH rrëzon vendimin e Ramës për maskat me detyrim: Nuk të mbron nga Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë flet ekskluzivisht për SYRI TV në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për të mbajtur maskat në çdo ambient publik.

Në përgjigje të interesit të gazetares së SYRI TV, Mariela Shkurta, institucioni më i lartë shëndetësor shprehet se nga OBSH rekomandohet që maskat të mbahen në hapësira publike ku distanca fizike është i pamundur të mbahet.

Por, përtej kontekstit se ku vihen ato, maska si masë e vetme parandaluese nuk na mbron nga COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne duhet të bëjmë të pamundurën për të minimizuar rrezikun e përhapjes së COVID-19 dhe për të shkëputur hallkën e çdo zinxhiri të transmetimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në udhëzimet e OBSH-së rekomandohet që maskat të mbahen në hapësira publike ku distanca fizike është e pamundur të mbahet. Por, përtej kontekstit se ku vihen ato, maska si masë e vetme parandaluese nuk na mbron nga COVID-19. Ato janë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse të masave për parandalimin dhe të kontrollin e infeksionit, ku përfshihet edhe higjiena e duarve, mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtitjes si dhe distancimin fizik” – thekson OBSH.

Sa i përket masave të marra nga secili shtet, OBSH pohon se udhëzimet janë që masat e marra të jenë në nivelin më të ulët administrativ, por këto varen nga kapacitetet shëndetësore të secilit vend dhe masës së përhapjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?