ODIHR: Fushata nisi para kohe, shqetësim shtimi i votuesve

Misioni vëzhgues i ODIHR-it ka publikuar raportin për periudhën nga 15 maji deri më 1 qershor.

Në përmbledhjen kryesore thuhet se pavarësisht se Kodi Zgjedhor ka disa mungesa dhe paqartësi, sërish ofron një bazë solide për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, nëse implementohet plotësisht.

Në raport thuhet se përgatitjet për zgjedhjet janë në rrugë e sipër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit, KQZ ka operuar hapur, por disa intelokutorë të Misionit Vëzhgues kanë ngritur shqetësimin për paanshmërinë e kësaj trupe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raport ngrihet edhe shqetësimi i shtimit të numrit të votuesve në dy Bashki, në Durrës dhe Kavajë.

Misioni thekson se prokurorët po hetojnë këto raste.

Në listat e votuesve janë 3.370.206 votues.

Fushata ka nisur para kohe, por ka qenë kryesisht paqësore, thuhet në raport.

“Megjithatë ajo është fokusuar në akuza personale, veçanërisht nga partitë e mëdha. Ka akuza për presion mbi nëpunësit e shtetit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore. Disa figura të larta të Aleancës për Shqipërinë Europiane kanë dorëzuar certifikata legalizimesh gjatë aktiviteteve të fushatës,” thekson raporti.

Në pjesën për median thuhet se “përkatësitë e medias me partitë e mëdha politike shkaktojnë ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në autonominë editoriale dhe autocensurë. Përdorimi i pamjeve të prodhuara nga partitë për fushatën është një shqetësim serioz mes interlokutorëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?