ODIHR nis misionin për zgjedhjet, Glover tregon prioritetet: Kyçe fryma e fushatës dhe aksesi i të gjithëve

Veteranja e zgjedhjeve në Shqipëri, Audrey Glover do të jetë shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Këtë të premte ajo doli para mediave për të prezantuar objektivat dhe mënyrën se si do të vëzhgohen zgjedhjet.

“Doja të theksoja fjalën vëzhgojmë. Monitorojmë zgjedhjet për të parë përputhshmërinë e zgjedhjeve me standardet ndërkombëtare. Kemi pasur bashkëpunim të mirë më KQZ dhe presim që të vazhdojmë në këtë drejtim. Të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha autoritetet vendase. Ne do të kemi një ekip në Tiranë prej 13 ekspertësh, ku përfshihen ekspertë ligjorë, ekspert për zgjedhjet, ekspert për zgjedhjet, Do të kemi së shpejti edhe 24 vëzhgues afatgjatë, që do të mirëinformohen për zgjedhjet dhe do të shpërndahen në të gjithë vendin. Do të kemi para ditës së zgjedhjeve edhe vëzhguesit afatgjatë. Për ditën e zgjedhjeve do të na bashkohen delegacioni i Parrlamentit Evropian si dhe përfaqësues nga Kongresi i KiE për autoritete vendore”, tha Glover.

Po ashtu shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR tha se komuniteti ndërkombëtar është këtu për parë se sa Shqipëria i qëndron angazhimeve ndërkombëtare.

“Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë këtyre elementeve: punës së administratës zgjedhore dhezbatimit të rekomandimeve të mëparshme, frymës së fushatës, pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen e minoriteteve dhe aksesit të PAK në proces. Më kujdes do të shikojmë mënyrën se si janë financuar fushatat zgjedhore dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në lidhje me zgjedhjet. Implementimi i ligjti është po aq i rëndësishëm sa ligji vet. Dhe për zbatim kërkohet vullnet”, tha Glover.

E pyetur për problematikat e raportuara në media sa i takon përdorimit të burimeve publike në fushatë zgjedhore në favor të qeverisë aktuale, Glover tha se kjo është një fushë të cilës do t’i kushtohet shumë rëndësi gjatë misionit të vëzhgimit. “Në një raport kjo fushë është identifikuar si një nga fushat më me rëndësi për t’u vëzhguar. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj fushate”.

SHKARKO APP