Oerd Bylykbashi: Degdisja e zgjedhësve, arma e vjetëruar e Ramës për manipulimin e listave
Nga Oerd Bylykbashi –
Njësoj si në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003 kur për t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkisë së Tiranës, e çoi burrin e familjes në listën e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e çoi tek QSUT e kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranës në tjetrin, tani Edi Rama po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve me të njejtën skemë.
Zgjedhës, që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetarët.
Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkesë të tyre siç urdhëron ligji.
Shkojnë për të marrë një çertifikatë dhe e gjejnë veten të “internuar” në qytet apo fshat tjetër.
Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale.
Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile, me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet për mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve.
Çdo manipulim në regjistrat e Gjendjes Civile është manipulim i listave të zgjedhësve.
Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003.
Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunësit e Gjendjes Civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.
Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht këtë ligj me shkelje të standateve të zgjedhjeve.
Me shumë të drejte ai ngriti alarmin për këtë përpjekje për manipulim të listave nga Qeveria.
Por Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve.
Kur ka frikë se humb, ai përpiqet të shkatërrojë zgjedhjet.
Pavarësisht tentativave të dëshpëruara, më 25 prill 2021 ai thjesht humb.