Oerd Bylykbashi: Demokracia s’mund të jetë ajo që vendos një individ për llogarinë e tij
Oerd Bylykbashi
Statuti na bën të jemi demokratë. Vetëm statuti!
Filmi “Ura e spiunëve” jep një shembull brilant që tregon se demokracia është frymë, besim, por është edhe rregulla.
Vetëm zbatimi i rregullave garanton frymën e demokracisë dhe besimin e njerëzve në të. Por rregullat burokratike as mund të jenë kundër frymës së demokracisë e as mund ta pengojnë apo vrasin atë.
Demokracia nuk mund të jetë ajo që mendon dhe vendos një individ për llogarinë e tij. Demokracia është ajo që vendosim sëbashku, mbi bazën e parimeve dhe rregullave që kemi miratuar sëbashku paraprakisht, jo mbi bazë rregullash të shpikura ad hoc.
Përndryshe nuk është demokraci por autokraci. Nuk do kemi pluralizëm por centralizëm. Dhe keto kemi 30 vjet që i kemi rrëzuar, por mesa duket nëse flemë gjumë, do të na rikthehen në mënyrë tinzare.
Ky është një leksion që na e jep demokracia amerikane. Ky leksion demokracie vlen për shtetin, por po aq vlen për partitë, sepse ato marrin persipër që të përfaqësojnë vullnetin e demos-it, popullit.
Nëse partitë që përfaqësojnë popullin në organet e pushtetit nuk kanë demokraci brenda tyre e brenda tyre nuk ka zbatim rregullash, mos prisni që shteti ku këto parti qeverisin, të jetë demokratik!
Nëse arrijmë në këtë pikë, kemi arritur tek ura përtej së cilës partitë njihen me emrin e kryetarëve dhe jo për kredon që përfaqësojnë.
Është kjo një urë ku shkëmbehen jo thjesht spiunët si në Berlinin e Luftës së Ftohtë, por shkëmbejmë demokracinë me autokracinë. Kutia e votimit, ku çdo antar shpreh mendimin i lirë e në fshehtësi, bën bashkë të gjithë pavarësisht dasive. Ndaj vetëm STATUTI na bën demokratë!
KOHA JONË SONDAZH

