Oerd Bylykbashi: Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve antikushtetuese

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një status në citon “Facebook” Kushtetutën dhe i bëj thirrje qytetarëve që të rimarin në dorë të krijojnë.

Bylykbashi deklaron se kufizimi i lirisë së lëvizjeve të shqiptarëve është antikushtetues.

Statusi i Oerd Bylykbashit

Swiss Digital Desktop Reklama

Qe nga e diela e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore” dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë antikushtetuese. Mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore me shume se një muaj pa një vendim të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeministri Rama, që nga dita e sotme 24 maj, ‎e në vazhdim është antikushtetues.

Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhënia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës ne 22.00 të natës në Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje të drejtat nga qeveria por harrojeni që ky Parlament si shtupe lecke në duart e Edi Rames t’ju mbrojë.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojnë rrëmbimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundësia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje lirinë tuaj të lëvizjes! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?