Oerd Bylykbashi në Presidencë, Berisha zbulon telefonatën

Në mesin e politikanëve që Presidenti Bajram Begaj priti në Presidencë ditët e fundit për vendosjen e datës së zgjedhjeve lokale 2023, ishte edhe Oerd Bylykbashki nga grupi i Sali Berishës.

Këtë të premte ish-kryeministri është pyetur sesi qëndron e vërteta, nëse e ka kërkuar vetë deputeti Bylykbashi takimin me kreun e shtetit. Berisha tha se Bylykbashi është kontaktuar për të shkuar me ftesë të Presidentit.

”Jo një, por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale. Çdo variant tjetër ëshë gënjeshtër. Çdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet do dështojë në mënyrën më të plotë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?