Oerd Bylykbashi: Nuk ka vend për Banditistan në NATO

Nga Oerd Bylykbashi- Në 2013 beri pakt me kriminelët për të marrë pushtetin dhe i futi në listat e deputetëve e i bëri kriminelët “përfaqësues” të popullit. Në 2015 mbushi bashkitë me kryebashkiakë kriminelë.

Në 2014 i hapi rrugët krimit të organizuar që të mbillte Shqipërinë me kanabis. Edhe ministrat e brendshëm i zgjodhi me lidhje familjare me trafikun e drogës që t’u mbronte krahet trafikantëve. Sot mafia shqiptare është rrezik prioritar për prokurorët antimafia italiane e europiane. Ama nën qeverisjen e Ramës kriminelet më të rrezikshem të dënuar me burgim të perjetshëm, u liruan nga burgu. Prioritetet e Ramës nuk janë të njëjtat me Antimafian italiane.

Më është dashur një vit të negocioj ligjin e Dekriminalizimit me socialistët. Pengesa pa fund nxorrën vetëm që ta pengonin e zvarrisnin. Kërkonin si ta bënin të paefektshëm ligjin që të shpëtonin kriminelet që futen në parlament e bashki. Nën presionin e opozitës, SHBA dhe BE, u dorëzuan dhe e votuan. Sot e dinë shqiptarët dhe të huajt sa është lista e deputetëve, kryebashkiakëve, këshilltarëve e drejtorëve që kanë ikur nga ligji i Dekriminalizimit.

A u tërhoq Rama? Jo! U ka dhënë tendera, licenca, leje ndërtimi në këmbim të votave. Plani i tij urbanistik me kulla për Tiranën është manuali i lavatriçes së parave të Ndrangheta-s.

I ka pjesë kryesore të mekanizmit qeverisës kriminelët, ndaj në 2019 kur garonte i vetëm në zgjedhje vuri sërish kriminelë për kryebashkiakë.

Tani kur ambasadorët e partnerëve tanë më strategjikë i kërkojnë të mos kandidojë kriminelë e të korruptuar me 25 prill, ai u përgjigjet se ligji i Dekriminalizimit shkel të drejtat e kriminelëve, paçka se Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë pretendim. Eshtë i “fjalës” Rama, nuk e prish paktin e 2013 me kriminelët.

Ua tregoi vendin ambasadorëve si levend që është, por përgjigjen ia dha deklarata e Ambasadores së SHBA:

“Kryetarët e partive nuk duhet t’i pastrojnë listat e tyre thjesht sepse kështu tha ndonjë ambasador apo sepse Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë që korrupsioni është përparësi. Duhet ta bëjnë sepse e kërkon ligji shqiptar, është e pritshme nga një aleat i NATO-s dhe aspirues për në BE, dhe është shenjë bazë e respektit për votuesit”. Ambasadorja Yuri Kim

Ja pse duhet të votojmë masivisht me 25 prill 2021, që të çlirojmë mushkëritë e shoqërisë shqiptare nga kjo sëmundje që e ka emrin Edi Rama. Me votë masive Shqipëria Fiton!

https://arkiva.kohajone.com/perplasja-e-rames-me-shba-yuri-kim-replikon-ashper-silluni-si-nje-vend-i-nato-respektoni-votuesit/

SHKARKO APP