Oerd Bylykbashi: Tre më të votuarit e Ramës u dorëhoqën para akuzës. Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?

Nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, thotë se Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin e deputetit dhe një ditë më pas akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre. Kjo që ndodhi me deputetin e PS-së, sipas Bylykbashit ka prekur 40% të listës së deputetëve socialistë të Durrësit. Si drejtues politik i këtij qarku, Bylykbashi thekson se tre më të votuarit pas kryeministrit Edi Rama, Lefter Koka, Rrahman Rrahja dhe Jurgis Çyrbja u përdorën nga Rama për vota dhe u detyruan të lënë mandatin para se SPAK t’u komunikojë akuzat.

Postimi i plotë

Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen. Struc-izëm politik që Rama të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama? Ky është standarti i votimeve që Rama i quan zgjedhje. Simbiozë e Politikës, Shtetit dhe Krimit.

SHKARKO APP