Oferta e papritur e Ramës, ministri i ri tregon përse e pranoi

Sander Lleshi i propozuar për ministër i brendshëm, por akoma i pa dekretuar, ka folur te emisioni i Fevzut.

“Kam punuar intensivisht edhe me Tahirin edhe me Xhafajn për shkak të detyrës si këshilltar i kryeministrit për sigurinë. Nuk e prisja që të më pyesnit për këta të dy. (pauzë) Nuk e kam zakon që të flas për emra të veçantë, por Xhafaj ka bërë maksimumin e tij. E mori policinë në një situatë shumë të komplikuar. Ka arritur rezultate. Tahiri ka punuar me dinamizëm të madh. Nuk më takon mua që të jap një koment për punën e tyre” tha Lleshi.

Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm, por ende i pa dekretuar nga Presidenti Ilir Meta është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjatë një interviste në Opinion, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.

“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Unë jam këshilltar i kryeministrit për Sigurinë Kombëtare dhe ndaj shumë gjëra me të. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jamë i specializuar”, u shpreh Lleshi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?