Oficerët e policisë gjyqësore zbarkojnë në pallatin e Sali Berishës
Politikë E Hënë, 23 Tetor 2023 16:20
Pak minuta më parë, oficerët e policisë gjyqësore janë futur në pallatin e Sali Berishës, duke qenë se dy ditë më parë ish-kryeministri refuzoi që të njihej me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën e ”Partizanit”. Kjo është hera e dytë që oficerët kërkojnë që të takohen me Berishën, për ta njohur me masën e sigurisë, por edhe për t’i bllokuar pasaportën.