Ogerta Manastirliu: Reformë në arsimin parashkollor, zero tolerancë për dhunën
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar ditën e sotme se do të ketë një reformë të thellë në arsimin parauniversitar.
Në vijim pjesë nga deklarata e Manastirliut:
“8 subjekte jopublike, rezultojnë të mos kenë aplikuar për licencë, dy prej tyre i është refuzuar licencimi. Në përfundim do merren masat përkatëse, 13 subjekte jopublike ushtrojnë veprimtari në statusin ditor. Pra nuk rezultojnë të jenë me licencë për kopsht. Për hir të transparencës, Ministria e Arsimit ka publikuar listën e kopshteve të licencuara dhe kjo listë është në përditësim e sipër. Kopshtet duhet të marrin masat të pajisen me dokumentin e licencës. Në rast të mospajisjes do të vijohet me gjobë deri në 1 mln lekë të reja dhe ndërprerje e menjëhershme e aktivitetet.
Ministria e Arsimit monitoron zbatimin e standardeve në shkollat publike dhe jo publike. Po bashkëpunojmë më të gjitha bashkitë dhe institucionet. Tolerancë zero ndaj çdo forme dhune, do të monitorohen rreptësisht standardet që janë vendosur. Ende ka problematika që do duhen të adresohen. Në krye të listës do të jetë reforma e arsimit parashkollor.
Rishikimin e plotë të paketës ligjore, përgjegjësi të reja në çerdhe dhe kopshte. Standarde të reja në parashkollor në fokus rishikimin e kurrikulës. Një kornizë e re e vlerësimit të cilësisë me standarde të reja për punësimin e edukatoreve. Puna do të fillojë menjëherë dhe qytetarët do të informohen. Fenomene të tilla si ai që ndodhi pak ditë më parë janë të dhimbshme, por mund t’i luftojmë duke ndërvepruar të gjithë së bashku. Bashkëpunimi i prindërve edukatorëve është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e fëmijëve”,- tha Ministrja e Arsimit.