OKB e përzgjodhi për prodhimin e autoambulancave për Ukrainën, Rama: Krenar për të rinj si Arjeta Puca

Kryeministri Edi Rama shpreh krenarinë për të rinj si Arjeta Puca, sipërmarrësja shqiptare mbresëlënëse që prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri dhe është përzgjedhur nga OKB, për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën.

“Së bashku me familjen Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqa etj.”, u shpreh Rama në një postim në rrjete sociale, ku publikoi momente nga takimi me sipërmarrësen e re.

Kur bëhet fjalë për shërbimet e urgjencës, çdo sekondë ka rëndësi. Kjo është arsyeja pse është thelbësore që ofruesit e kujdesit shëndetësor të kenë ambulanca të cilësisë së lartë dhe TIMAK është një kompani prodhuese e specializuar në prodhimin e ambulancave për një kohë të shkurtër dhe me një stok shasish në dispozicion për të përshpejtuar procesin e prodhimit.

Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen ofruesit e kujdesit shëndetësor është koha e gjatë e pritjes për dorëzimin e autoambulancave. Sipërmarrja TIMAK ka perfeksionuar procesin e punës për të prodhuar shpejt autoambulanca, pa sakrifikuar cilësinë. Kjo do të thotë që ofruesit e kujdesit shëndetësor mund të marrin ambulancat që u nevojiten në kohën e duhur, duke i lejuar ata t’i shërbejnë më mirë komuniteteve të tyre.

SHKARKO APP