OKB ngre shqetësim për vaksinat e papërdorura

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shfaqur shqetësim për situata ku vaksinat kundër COVID-19 kanë mbetur të papërdorura.

Zëdhënësi i OKB, Stephane Dujarric përgjatë një deklarate shprehu shqetësimin për situatën ku vaksinat kanë mbetur pa u përdorur për arsye administrative, për shkak të mungesës së kujdesit të duhur ose si pasojë e hezitimit për t’u vaksinuar.

Një shqetësim i tillë vjen në mes të rrezikut nga përhapja e variantit “Delta”, ashpërsimit të masave anti-covid, si dhe thirrjes që po bëjnë shumica e qeverive për bërjen e një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket programit të shpërndarjes së vaksinave, COVAX deri tani ka shpërndarë 186.2 milionë doza në 138 shtete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas të dhënave të UNICEF-it, COVAX synon të sigurojë 2 miliardë doza për vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar mbi 60 vendeve më shumë se 110 milionë doza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?