Oketa: Bojkoti i PDsë, një farsë. Kush është i pakënaqur mund të vijë tek ne
Ishdeputeti demokrat, Gazmend Oketa, thotë se bojkoti i Kuvendit nga ana e PDsë, është një farsë.
Ai thotë se vendimi për bojkotin e parlamentit nuk është marrë nga grupi parlamentar, por nga Sali Berisha.Kjo, duke qenë se sipas Oketës, është ky i fundit që realisht e drejton PD-në.
Duke folur në një intervistë për mediat, ai ka thënë se të pakënaqurit e PD-së mund të marrin iniciativa apo lëvizje të reja politike.
Ose mund të bashkohen me FRD-në sipas tij, parti e cila u krijua pikërisht prej pakënaqësive të drejtimit të PD-së nga ana e Sali Berishës.