Oketa: Pushtetin Ramës ja dha “Niçja” e Shijakut dhe Opozita akuzohej se po pengonte reformën në drejtësi

Për ish-deputetin e PD-së Gazmend Oketa, djegia e mandateve nga ana e opozitës ishte një hap i rëndësishëm pasi ata po përballeshin me akuzat e pengimit të reformës në drejtësi.

Në një intervistë për Report Tv, ai tha se edhe pas largimit të tyre nga parlamenti, ende sot nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, pra reforma nuk ka prodhuar asgjë.

“Situata ka qenë krejtësisht tjetër kur qeveriste Berisha. Është krejtësisht një klimë tjetër sot qoftë për shkak të evolimit të kulturës demokratike në Shqipëri. Ju përveçse krahasimit në PD duhet të bëni një analizë dhe krahasim mes Fatos Nanos dhe Edi Ramës. Opozita është një faktor shumë e rëndësishme në Shqipëri. Kemi një kryeministër që ka të gjithë pushtetet. Opozita nuk kishte rrugë tjetër përveçse djegies së mandateve. Pushtetin Ramës ja dha “Niçja” e Shijakut. Opozita akuzohej se po pengonte reformën në drejtësi. Ne ikëm dhe ja lamë parlamentin mazhorancës. Çfarë ka ndodhur me reformën në drejtësi, a kemi Gjykatë Kushtetuese. Çdo koalicion do të përmbysë pushtetin” – tha Oketa.

Ndërkohë ai komentoi dhe për partitë e reja të krijuara së fundmi për të cilat u shpreh se nuk asnjë problem. Ai shpreh keqardhjen që PD është fragmentarizuar dhe shprehet se kjo gjë mund të ishte evituar.

“I njoh të drejtën të gjithëve që të kenë pakënaqësitë e veta. Jam i sigurt që në fund të këtij procesi, pavarësisht vendimit final, në njohuritë e mia jam i sigurt që ata do të rreshtohen përpara PD-së. Unë nuk bëj pjesë tek ata që ngre akuza tek askush që ngre një forcë politike. Mund të tingëllojë dhe si mungesë modestie. Nuk do të doja një paralelizmi të Frymës së Re Demokratike me partitë e krijuara së fundmi. Kur FRD u krijua në 2012. Nëse do t’i referohem disa deklaratave të mia në 2012, unë kam thënë që kur PD do të kalojë në opozitë, shumë do të largohen nga partia. Unë këtë e bëra më parë. Nuk është mëkat që asnjë person të krijojë grupime politike. Unë ndihem i keqardhur që PD duket si një lloj fragmentarizimi që 3 ish nënkryetar të saj kanë krijuar parti më vete. Unë shpreh vullnetin tim kujtdo që do të bashkohet. Është një thjeshtëzim i mirëkuptueshëm. Unë nuk shqetësohem për fatin politik të asnjë personi. Në fund të një procesi zgjedhor, të fituarit e mëdhenj apo humbësit e mëdhenj të jenë qytetarët shqiptarë. Është një gjë të keqqeverisësh nga paaftësia dhe ndryshe nga favorizimi i botës së krimit” – tha Oketa.

Ish-deputeti shprehet se gara do të jetë e fortë në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa për mandatet e PS-së në 2017 në Durrës, ai shprehet se ato u fituan nga Niçja e Shijakut.

“Fjala fitore quhet kur merr diçka të merituar. Mandatet e 2017 të PS në Durrës rezultuan se u morën nga Niçja e Shijakut. Ato mandate janë të marra në mënyrë të padrejtë dhe përbëjnë një vepër penale dhe po presim hetimet. Besoj se do jetë një betejë e fortë në të gjithë Shqipërinë. Është një betejë që do të jetë përtej mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca e ka mbushur kupën. Jam i çuditur se ku e gjejnë kurajon këta që firmosin gjithmonë PPP. Të dy forcat politike kanë të njëjtën numër anëtarësie. Ndërsa numri i votuesve është shumë herë më i madh se këto. Është dhe zona gri e cila e kalon votën sa nga njëra anë në tjetrën. Janë njerëz që nuk varen nga politike” – deklaroi ish-deputeti demokrat.

SHKARKO APP