Oketa: Rama nuk bën llogari për interesin e shtetit, por në interesin personal
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti Gazmend Oketa tha se ishte i bindur që Rama do t’i shkonte deri në fund ndryshimeve kushtetuese.
Oketa shprehet se Rama nuk bën llogari për interesin e shtetit, por në interesin personal.
Oketa: Isha i bindur që Rama do t’i shkonte deri në fund ndryshimeve kushtetuese. Ky është një interes personal i Ramës për të marrë një mandat të tretë. 30 korriku i vitit të kaluar u mbajtën zgjedhje moniste që treguan se përballë interesit të tij dhe kokëfortësisë së tij, Rama nuk bën llogari në interes të shtetit shqiptar. Ai të vazhdojë rrugën e tij, por në momentin e parë që do t’u jepet shqiptarëve ai nuk do të jetë më kryeministër i vendit.