Oligarku rus Oleg Deripaska, kryeministri Rama: Asnjë lidhje me qeverinë, me mua jo e jo

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asnjë njohje me oligarkun rus Oleg Deripaska, për të cilin po hetohet në SHBA ish-zyrtari i FBI, McGonigal. Po ashtu Rama thotë se akuzat për lidhje me oligarkun rus janë gënjeshtra të opozitës.

“Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, qeveria asnjë lidhje, unë jo e jo. Së fundmi opozitat nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsh kur i thonë fjalës, me aktivitet në Shqipëri. Ku ku Deripaska paska pasur aksione në kompani austriake dhe është larguar pasi është vënë në sanskione”,-tha Rama për ”Top Story”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha gjithashtu se nuk ka njohje as me Agron Nezën dhe se këtë të fundit ia ka prezazntuar vet ”McGonigal”.

”McGonigal e kam takuar së bashku me një shqiptaro-amerikanë që ,ma prezantoi si mikun e tij. Nuk e kam takuar me biznesmenë. Nuk kemi diskutuar për asnjë lloj biznesi apo për ndonjë lloj përfitimi”,-tha Rama.

SHKARKO APP