Oliver Varhelyi: Shtyrja e negociatave për Shqipërinë, impakt negativ
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi në prezantimin e progres raportit, është shprehur se shtyrja e negociatave për Shqipërinë krijon një impakt negativ, pasi për të vendi ynë i ka realizuar disa reforma.
”Duhet të forcojmë bashkëpunimin rajonal. Duhet të kemi marrëdhënie të mira fqinjësie. Janë ndërmarrë reforma të rëndësishme. Lënia pezull e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka zhgënjyer rajonin. Të dyja vendet kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme. Është esenciale për besueshmërinë e BE-së. Shqipëria ka bërë reforma të mira. Zgjedhjet ishin të organizuara mirë, presim progres të mirë në luftën e krimit, dhe lirinë e medias”.